E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një tiramisu e freskët me limon

Përbërësit: 8 biskota savoiardi

Përbërësit për të lagur biskotat: 1/2 gote ujë, 2 lugë sheqer, lëngu i një limoni

Përbërësit për kremin: 250 gr maskarpone, 3 lugë sheqer, 200 ml pana, lëkura e grirë e 2 limonëve

Përgatitja: Si fillim përgatisim lëngun ku do të lagim biskotat. Bëjmë bashkë ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. E vëmë në zjarr sa të shkrihet i gjithë sheqeri dhe e lëmë mënjanë të ftohet.

Më pas maskarponen e kalojmë në një tas dhe e përziejmë pak që të bëhet më kremoze. Në një tas tjetër rrahim panën me sheqerin derisa të bëhet shkumë e qëndrueshme. Bashkojmë panën me maskarponen duke i përzier në mënyrë delikate. Në fund i shtojmë kremit lëkurën e dy limonëve.

Fillojmë me mbushjen e gotave duke i shtuar pak krem në fund, biskotat e njomura dhe pak krem përsëri. I shtojmë përsëri edhe një shtresë me biskotat dhe në fund farë krem.E lëmë në frigorifer, mundësisht gjithë natën.

Tiramisu-ja e freskët është gati.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi