Përbërësit: 3 lugë gjelle miell misri, 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri, 2 gota me lëng mishi, 1 gotë qumësht, 1 kokërr vezë, 4-5 lugë gjelle kos, 2 feta bukë, kripë, piper
Përgatitja: Në një tenxhere shtojmë gjalpin e freskët, ose vajin e ullirit dhe miellin e misrit. E vendosim në zjarr mesatar derisa të ketë marrë një ngjyrë kafe të hapur. Shtojmë pak nga pak lëngun e mishit duke e përzierë vazhdimisht, që të mos krijohen kokrriza.
Nëse nuk keni lëng mishi, mund të hidhni në masën e ujit një tabletë me koncentrat perimesh ose lëngu mishi. Më pas i shtojmë kripë sipas dëshirës, masa e krijuar lihet në zjarr të ngadalshëm, derisa të jetë në një trashësi mesatare.



