E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një recetë e veçantë por shumë e shijshme- Fileto viçi me salcë boronicash

Përbërësit: 500 gr fileto viçi, 300 gr boronica, 2 lugë gjelle uthull balsamike, 2 lugë gjelle sheqer, kripë, piper i zi, vaj ulliri

Përgatitja: Vendosim fileton e viçit në një dërrasë ose në tavolinen e punës. E spërkasim me kripë, piper, vaj ulliri dhe e masazhojmë lehtësisht nga të gjitha anët.

E lidhim me një spango kuzhine, e cila nuk do të lejojë që forma e filetos të prishet gjatë gatimit.

Nxehim një tigan në zjarr dhe vendosim fileton e viçit duke e lënë nga secila anë ekzaktësisht 3 minuta të gatuhet. Në këtë mënyrë në sipërfaqe krijohet një kore e cila nuk lejon që lëngjet e mishit të dalin jashtë dhe mishi të thahet.

Një hap shumë i rëndesishëm është që pas gatimit, ta mbulojmë fileton e viçit me letër alumini dhe ta lëmë të pushojë për rreth 5 minuta. Ndërkohë që mishi pushon përgatisim salcën e boronicave.

Si fillim hedhim boronicat në tigan dhe i gatuajmë në zjarr mesatar për 5 minuta duke i përzier herë pas here. Shtojmë sheqer, uthullën balsamike dhe vazhdojmë përzierjen edhe për pak minuta.

Ndërkohë që mishi ka pushuar, eleminojmë letrën e aluminit, heqim spangon e kuzhinës dhe e presim në feta.

E shërbejmë të shoqëruar me salcën e boronicave dhe sipas dëshirës me një gotë verë të kuqe.

T’ju bëjë mirë! /Unëgatuaj.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi