E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Mish me kumbulla

Përbërësit:

1 kg mish qengji ose viçi

2 tufa qepë

1 tufë majdanoz

10 kokrra kumbulla

vaj

1 lugë miell

spec i kuq

Përgatitja:

E vëmë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) vendoset në tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla.

Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq dhe kripë. I përzijemë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë.

Pasi mishi të jetë zier në një tigan me vaj skuqim 1 lugë miell dhe ia hedhim tenxheres me mish që është akoma në zjarr. Pastaj i shtojmë dhe kumbullat e lara  dhe i lemë akoma të ziejnë derisa uji të shterohet.

Këtë gjellë mund ta gatuajmë edhe duke i shtuar pak kopër bashkë me kumbullat.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi