E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mini kroasant me çokollatë të përgatitura në kushte shtëpie

Përbërësit: 1 kg miell, 110 ml vaj luledieli, 1 e bardhë veze, 1 majë luge kripë, 10 gr maja birre, 4 lugë gjelle sheqer, 10 gr pluhur pjekës, 300 ml qumësht

Për mbushjen: 147 gr puding çokollatë, 300 ml qumësht, 3 lugë gjelle sheqer

Për në sipërfaqe: e verdhë veze, një lugë gjelle vaj, sheqer pluhur

Përgatitja: Për të përgatitur brumin, në një enë bashkoni 7 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene.

Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin. E lini mënjanë.

Hapni brumin me një petëz, e prisni në shirita të gjatë, vendosni një lugë gjelle nga mbushja dhe i rrotulloni me dorë për t’i dhënë formën e kroasantit. Sipër i bëni 5 prerje të lehta me thikë. Kështu veproni më të gjithë kroasantët.

Në një enë të vogël bashkoni sheqerin, vajin dhe të verdhën e vezës. I lyeni sipër kroasantët dhe i lini të thahen për 20 minuta. Në fund i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180⁰C.

Mbasi kroasantët të jenë bërë, i shtoni sipër pak sheqer pluhur.

T’ju bëjë mirë! /gatimeshqiptare.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi