Përbërësit: 240 ml vaj ulliri, 240 ml vaj vegjetal, 50 ml konjak, 160 ml lëng portokalli, 1 lugë çaji karafil, 1 lugë çaji sodë buke, 2 lugë çaji kanellë, 200 gr sheqer, 2 lëkura portokajsh, 900 gr miell, 2 lugë çaji pluhur pjekës
Përbërësit për shërbetin e ëmbëlsirës: 400 gr sheqer, 400 ml ujë, mjaltë, limon, fistikë për spërkatje
Përgatitja: Fillimisht sitim miellin mirë me pluhurin pjekës. Në një tas vendosim vajin e ullirit, vajin vegjetal, konjakun, kanellën, karafilin pluhur, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me tel dore derisa të shkrijë mirë sheqeri. Sodën e bukës e tresim tek lëngu i portokallit derisa të fillojë të aktivizohet dhe e shtojmë tek masa ku kemi vajin.



