E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Me apo pa lëkurë – Si duhet ta gatuani mishin e pulës?

Ka njerëz që gjatë dhe pas pjekjes së pulës, asaj të cilës i gëzohen më shumë është pikërisht lëkura e pjekur.

Ka të tjerë që në përkujdesjen ndaj shëndetit, lëkurën e heqin të parën nga mishi i pulës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gatimin e mishit të pulës dhe nëse ai duhet të piqet me apo pa lëkurë.

Arsyeja përse lëkura e mishit të pulës nevojitet në gatim

Lëkura e mishit të pulës është e dobishme në ruajtjen e lagështisë së mishit gjatë gatimit.

Megjithatë, shumica e yndyrnave të ngopura tek pula ndodhet pikërisht nën lëkurë.

Gatimi i mishit pa lëkurën mund ta përthajë ndjeshëm atë. Ajo është e nevojshme gjatë marinimit ose recetave të pulës së pjekur ose të zier.

Në mungesë të lëkurës, mishi i gatuar do të jetë shumë i thatë, pa shije dhe me vështirësi për tu përtypur.

Si Ta Gatuani Mishin e Pulës Në Mënyrë Perfekte

Ekspertët thonë se mënyra perfekte e gatimit të mishit të pulës është që ta mbani lëkurën e saj gjatë gatimit dhe më pas ta hiqni përpara ngrënies.

Nëse jeni të shqetësuar për yndyrnat, ju mund ta përthani mishin e pulës me letër kuzhine.

Studimet kanë treguar se nëse do ta gatuani gjoksin e pulës me gjithë lëkurë dhe më pas ta hiqni atë përpara ngrënies, do të merrni më pak yndyrna dhe kalori.

Kjo është e mundur sepse siç e thamë më lart, të gjitha yndyrnat e mishit mblidhen tek lëkura gjatë gatimit.

Ekspertët nënvizojnë se pavarësisht lëkurës, i gjithë mishi i këtij shpendi është tejet i pasur me ushqyes të nevojshëm.

Mishi i pulës është një burim i shkëlqyer i proteinës, fosforit, vitaminës B6, B12, vitaminës D, kalçiumit, hekurit dhe zinkut.

Një racion me 100 gramë mish pule (me apo pa lëkurë) ofron 32 gramë proteinë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi