Për përgatitjen e këtij vakti të shijshëm ju nevojiten:
Gjysmë filxhani me vaj ulliri
Një qepë e madhe e grirë hollë
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Për përgatitjen e këtij vakti të shijshëm ju nevojiten:
Gjysmë filxhani me vaj ulliri
Një qepë e madhe e grirë hollë
Dy thelbinj hudhre të grirë hollë,
Ujë,
1 kuti makarona të gjata apo në formën që dëshironi,
2 filxhanë me kos,
Kripë dhe piper sipas dëshirës,
Një filxhan çaji me djathë kaçkavall deleje të grirë hollë,
Majdanoz të grirë hollë.
Hidheni vajin e ullirit në një tenxhere dhe lëreni të ngrohet në një temperaturë mesatare për rreth një minutë. Shtoni qepët dhe rriteni temperaturën. Kavërdisini për rreth pesë minuta deri sa të zbuten. Më pas shtoni hudhrat, kavërdisini për një minutë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. Mbusheni një tenxhere tjetër me ujë, mbylleni kapakun dhe vendoseni në zjarr.
Kur uji të valojë, hiqeni kapakun dhe uleni temperaturën. Hidhini makaronat dhe ujë dhe lërini të zihen për 10 minuta. Makaronat nuk duhet të jenë shumë të qullëta apo të buta. Mbushni një filxhan çaji me ujin e makaronave dhe pjesën tjetër hidheni në kullesë.
Vendoseni tenxheren me qepët e skuqura në zjarr dhe shtoni kosin. Përziejini mirë për rreth dy minuta. Shtoni kripën dhe piperin dhe më pas shtoni të gjitha makaronat. Përziejini mirë me lugë druri deri sa makaronat të jenë ‘veshur’ me të bardha.
Nëse salca është shumë e trashë, atëherë shtoni pak nga uji i makaronave. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas mbi makarona hidhni djathin e grirë dhe grimcat e majdanozit.
Këto makarona serviren të ngrohta. Për këtë recetë mund të përdorni të gjitha llojet e preferuara të makaronave, por shija më e mirë edhe me spageti dhe linguini.
Sa i përket kosit, ekspertët rekomandojnë kosin me 2 përqind yndyrë ose me yndyrë të plotë. Nëse nuk ju gjendet djathë kaçkavall deleje mund të përdorni djathë tjetër kaçkavall të fortë.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti