E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Levrek i pjekur me patate

-Përbërësit: 4-5 peshk levrek, 700 gr patate, vaj ulliri, 1 kokërr limon i prerë në feta, rozmarinë, kripë, 2-3 gjethe dafine

-Përgatitja: Patatet qërojini dhe pritini në feta dhe vendosini në një tavë. Patateve hidhini kripë, rozmarinë dhe vaj ulliri.

Peshkun pastrojeni mirë me ujë të rrjedhshëm, kriposeni, nëse preferoni mund të shtoni pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave të peshkut.

Prisni një limon në feta të holla dhe vendosni dy feta brenda secilit peshk. Vendosini peshqit mbi patatet në tavë.

Spërkateni peshkun me pak vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni në tavë një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Ju bëftë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi