E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lëng molle me karrotë – të mirat dhe përfitimet që merr organizmi menjëherë

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karotës dhe mollës.
Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme.

Karota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.
Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor.

Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme.

Mbani larg radikalet e lira
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Zbusni rrezikun e diabetit
Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol.

Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë
Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak.

Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Sy të mprehtë
Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Imunitet më të fortë
Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.

Kocka dhe dhëmbë të fortë
Lëngu i karotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Shëndeti i traktit urinar
Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.

Kujdes
Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij.

Nëse e teproni, karota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës.

Nëse e teproni fibra mund të ndër veprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi