Përbërësit: Kungull i bardhë, mish i grirë, oriz, pak djathë i grirë, një karrotë të grirë në rende, kripë, piper, pak koper, limon, dy vezë
Përgatitja: Si fillim pastrojmë kungujt, me një lugë të vogël heqim zemrën nga brenda por me kujdes që të mos çajmë kungullin pastaj në një enë tjetër përgatisim mbushjen.
Hedhim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, karrotën, djathin e grirë, piper, kripë, koper, dhe orizin. I përziejmë mirë dhe fillojmë mbushjen e kungujve.



