E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kofsha pule si në KFC

Receta: 1 kg kofsha pule

Për marinimin: 3 lugë gjelle salcë soje, 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë gjelle keçap, 1 lugë çaji hudhër pluhur, 1 lugë çaji paprika, 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja: Përziejmë mirë dhe kalojmë kofshat në tasin e marinimit, përziejmë mirë në mënyrë që të gjitha kofshat të marrin nga marinimi, i mbulojmë me qese kuzhine dhe i lëmë në frigorifer të marinohen për dy orë.

Më pas në një pjatë shtojmë gjysëm gote miell gruri, 3-4 lugë gjelle miell misri, gjysëm luge çaji paprika, gjysëm luge çaji pluhur hudhre dhe gjysëm luge kripë. I trazojmë mirë.

I kalojmë kofshat në miellin e përgatitur. Më pas i kalojmë në një tas me ujë të ftohtë dhe përsëri në miell. Këtë gjë e bëjmë për të gjitha me rradhë.

Më pas shtojmë në tigan vaj të bollshëm (aq sa mbulohen) dhe i lëmë të skuqen në zjarr mesatar rreth 15 min.

Ndërkohë përgatisim edhe salcën sweet chilly:

Në një tenxhere të vogël shtojmë gjysëm gote ujë, gjysëm gote uthull të bardhë, më pak se gjysëm gote sheqer, 1 lugë çaji kripë, 2 lugë çaji spec djegës i grirë, 2 lugë çaji keçap, 1/2 lugë çaji pluhur hudhre.

I vendosim në zjarr dhe i lemë 5 minuta pasi marrin valë.

1 lugë çaji niseshte e hollojmë me pak ujë dhe e shtojmë tek salca. E lëmë derisa trashet dhe e kemi gati. Pjesën që ju mbetet nga salca ruajeni në frigorifer.

Kofshat e pulës me salcën janë gati.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi