E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kek me miell gështenjash dhe fruta të thata

Një recetë tradicionale për zonën e Toskanës. Sigurisht që mund të modifikohet sipas shijes. Unë nuk e preferoj shumë të ëmbël, prandaj nuk i shtoj sheqer ose ëmbëlsues të tjerë.

Mjaftohem me ëmbëlsinë që jep rrushi i thatë. Shija e vajit të ullirit dhe rozmarinës është unike.

Përbërësit: 250 g miell gështenje, 1 gotë e gjysmë ujë i vakët, 50 g stika pishe, 1/2 gotë me arra (të copëtuara dhe të kaluara pak në tigan sa për të marrë 1 faqe, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 degëz rozmarinë ose 1 lugë gjelle rozmarinë e prerë imët), 1 gotë rrush i thatë (këshillohet t’i zhysni zhytur në ujë për 15 min) dhe pakëz kripë.

Përgatitja: Miellin e gështenjave e kalojmë në sitë dhe më pas shtojmë ujin e vakët. E përziejmë me lugë druri, deri sa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë vajin e ullirit, rrushin e thatë, pakëz kripë dhe i përziejmë. Masën e hedhim në tavën e pjekjes. Shtojmë sipër stikat e pishës, arrat dhe rozmarinën.

E pjekim në furrë të parangrohur në temp 190-200⁰C, për afërsisht 30-35 minuta. Shijon shumë me një gotë verë, netëve të ftohta të vjeshtës!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi