Përbërësit:
3 kokrra vezë
2 gota uji miell
1 filxhan e gjysmë sheqer
50 gram gjalpë
E mërkurë, 18 nëntor 2026
2 gota uji miell
1 filxhan e gjysmë sheqer
50 gram gjalpë
5-6 kokrra mandarina
1 lugë çaji sode për fryerje
1 lugë çaji vanilje
(Forma ëmbëlsirash)
Përgatitja:
Hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. I rrahim me mikser derisa të tretet sheqeri. Masa e vezëve do të fryhet. Zbusim pak gjalpin dhe e përziejmë me vezët, i rrahim përsëri së bashku gjalpin dhe vezët.
Pastaj shtojmë miellin, sodën dhe vaniljen. Miellin e hedhim ngadalë dhe e përziejmë. Duhet të kemi kujdes që të mos mbetet asnjë topth mielli i paplasur.
Shtrydhim mandarinat dhe lëngun e hedhim mbi brumë. I trazojmë mirë në mënyrë që lëngu të përhapet njëtrajtësisht. Lëkurat e mandarinave i grijmë imët dhe i shtojmë gjithashtu në brumë.
E vendosim brumin nëpër format e ëmbëlsirave dhe i fusim në furrë. Furra duhet të jetë ngrohur paraprakisht. Pjekja bëhet në 180 gradë për 20-25 minuta.
Kur të piqen nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen dhe pastaj i largojmë nga format dhe janë gati për t`u servirur.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti