E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Karkaleca të pjekur në furrë me gjalp dhe hudhër

Përbërësit: 600-800 gr karkaleca, 100 ml gjalp,  2 thelpinj hudhra, pak kripë,  pak piper të zi, pak piper rozë,  një tuf e vogël majdanoz

Përgatitja: Pastroni karkalecat vetëm nga zhgualli dhe fija e zezë duke i bërë një të çarë vertikale në kurriz. Në bark i bëni një të prerë të vogël që gjatë pjekjes karkalecat mos të mblidhen.

Gjalpin shkrijeni në një rnë ku do të shtoni dhe 2 thelpinj hudhër të grirë imët dhe sapo të filloj të shkrihet hiqeni nga zjarri dhe bashkoni majdanozin e grirë imët.

Rreshtoni karkalecat në një tavë. Hidhini kripën, piperin dhe piperin rozë. Spërkatini komplet me gjalpin e aromantizuar me hudhër dhe majdanoz dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200⁰ për 15 minuta, jo më shumë pasi ju thahen nesë i keni karkaleca të mëdhenj, por nëse janë të vegjël lërini dhe më pak. Shërbejini me majdanoz të freskët dhe ullinj.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi