E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kalcone e mbushur me sallam dhe mocarela

Përbërësit: 1 filxhan sallam pepperoni i copëtuar, 1/2 filxhan salcë, 1/4 filxhan mocarela e copëtuar, 1 copë brumë të gatshëm, 1- 2 lugë qumësht, 1 lugë gjelle djathë parmixhano, 1/2 lugë çaji erëza

Përgatitja: Ngroheni furrën në 350⁰C. Në një tas të vogël, përzieni piper, salcë makaronash dhe djathë mocarela.

Në një sipërfaqe të lehtë të lyer me miell, ndani brumin në katër pjesë. Rrotullojeni çdo copë brumi dhe mbusheni me sallam pepperoni. Sipër lyejeni me vezë dhe vendoseni në një fletë pjekje të lyer.

Me një furçë lyejeni mirë brumin nga sipër dhe shtoni sipër djathë parmixhano dhe erëza italiane. Piqini 20-25 minuta ose deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.

Kalconet janë gati për t’u shijuar.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi