Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve i drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më tepër ngrohtësi. Ndër pijet e preferuara padyshim është edhe çaji, për shkak të shumllojshmërisë së shijes dhe vlerave që fal për shëndetin.
Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës. Mësoni më poshtë arsyen se përse Britanikët e përgatisin çajin me qumësht.
Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të. Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje.



