E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brusketa pikante me djathë

Përbërësit: 225 gr djathë çedar, 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë, 135 gr miell, 3 lugë gjelle ujë të ftohtë, 1 lugë çaji kripë, 3 lugë çaji piper të kuq

Përgatitja: Ngrohni furrën në temperaturë 180⁰. Në një tas të madh bashkoni djathin, gjalpin, piperin dhe kripën. I rrihni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik.

I shtoni miellin dhe ujin në të njëjtën kohë. Vazhdoni ta trazoni derisa të krijoni një masë homogjene brumi.

Nëse ju duket shumë e thatë shtoni edhe pak ujë. Ndajeni brumin në dy pjesë, e mbështillni me letër kuzhinë dhe e lini në frigorifer për 30 minuta.

Do të nxirrni brumin, do e punoni për së gjati dhe me ndihmë e një thike do të prisni në formë rrethi brusketat me trashësi 2 cm.

Pas kësaj i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Duhet të kenë një hapësirë nga njëra-tjetra.

I piqni për 15 minuta ose derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

T’ju bëjë mirë! /Receta-gatimi.info /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi