E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Brokoli e pjekur në furrë për vetëm 20 minuta

Përbërësit: 700gr brokoli, 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri, lëngu i gjysmës së limonit, kripë, 2-3 thelpinj hudhër, piper i zi

Përgatitja: Hapi i parë dhe kryesor në pjekjen e brokolit është parangrohja e furrës në 22⁰C. Ndërkohë lani dhe pastroni nga gjethet e mëdha tufat e brokolit dhe ndajini në degëza të vogla. Thajini nga uji i tepërt pasi nuk duhet të zbuten më shumë seç duhet.

Merrni një tas të madh dhe aty hidhni degëzat e brokolit, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe hudhrën e shtypur. Me një lugë përzjejini mirë dhe më pas kalojini në një tavë ku më parë e keni lyer me pak vaj dhe keni vendosur një letër pjekjeje. Futini brokolit që të piqen në furrë për 14-18 minuta ose sa të jenë zbutur mjaftueshëm. Për të qenë të sigurt shpojini me një pirun. Nëse kërcelli është zbutur atëherë brokolit janë gati.

Pasi t’i hiqni nga furra, lërini pak të ftohen dhe kalojini përsëri tek tasi ku i përgatitët. Mund t’i shërbeni menjëherë të ngrohtë të shoqëruar me djathë, por shija e tyre është po aq e mirë edhe kur ftohen. /AgroWeb.org /Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi