E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Receta e ditës/ Bamje me mish pule

Përbërësit:

Për 4-5 veta duhen:

1kg bamje

mish pule për 4-5 vetë ( preferohet kofsha e pulës por dhe me gjoks është njësoj e shijshme)

1 qepë mesatare e prerë në feta

1-2 hudhra të freskëta (nëse nuk gjenden të freskëta përdorim hudhër të thatë)

1 karrotë e prerë në rrathë të hollë

1filxhan koper e prerë hollë

150 gr kërpudha të freskëta ose 1 konservë kërpudhash të kulluara nga uji

3-4 lugë limon

200 gr lëng domateje

1/2 gotë verë të bardhë

kripë , piper, 1 gjethe dafine

Përgatitja:

Nëse bamjet janë të freskëta i pastrojmë nga bishti dhe i vëmë në ujë me uthull për 15 minuta. I kullojmë, i shpërlajmë dhe i skuqim në pak vaj ulliri për 2-3 minuta.

I heqim nga vaji dhe i vëmë mbi letër kuzhine të thithë vajin e tepërt. Në vajin e mbetur skuqim me rradhë copat e mishit të pulës, hudhrën, kërpudhat e karrotat dhe shtojmë lëngun e domates, verën kripën, piperin , koper e gjethen e dafinës.  E lëmë të marrë një valë.

Në një tepsi shtrojmë bamjet dhe mishin e pulës dhe sipër hedhim salcën.

E vëmë në furrë rreth 30 minuta në 160 gradë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi