E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

APERETIVËT

APERITIVËT DHE DIXHESTIVËT, LLOJET, SHËRBIMI

Aperitivët (pije për të hapur oreksin) janë një shpikje e vendeve mesdhetare. Çdo vend ka aperitivët e tij. Aperitivët ndahen në grupet e mëposhtme: Bitters(campari, aperol); Pijet me anason (anisées) pastis, uzo, raki; Verëra të përziera si aperitivë (vermuth, Cherry, porto); Kokteilet pre-dinner (para darkës), kokteile me verëra spumante ose champagne. 

Shërbimi. Biterat shërbehen me akull në tambler (tumbler), të përziera me soda ose lëng portokalli. Anisée hollohen me ujë dhe shërbehen në tumbler. Uji hidhet në një kanë dhe klienti e përcakton vetë raportin e përzierjes. Vermuthi shërbehet në  temperaturë 10-12 °C. Temperatura ideale e shërbimit për Fino – Cherry, White Port është nga 10-12°C.

Ruajtja. Shishet e biterave, aniséeve (pijeve me anason) dhe vermuthit ruhen në vende të freskëta. Cherry dhe vera Porto ruhen shtrirë.

Dixhestivët, Verëra të përzier si dixhestivë. Shërbimi, ruajtja.

Dixhestivët janë pije, që shërbehen në fund të ushqimit. Përveç kafesë, dixhestivë të njohur janë verërat e forcuara, pijet alkolike të forta/likeret.  Ato mundësojnë një mbyllje optimale të një ngrënie të mirë.

Verëra të përziera si dixhestivë. Nëse llojet e thata e gjysëm të thata ofrohen si aperitiv, variantet gjysëm të ëmbla e të ëmbla futen tek dixhestivët. Cherryt & verërat Porto të ëmbla importohen në të gjithë botën e porositen në fund të ngrënies.

Si digestif përdoren dhe konjak, armanjak, distilatet e tjera, likeret, kafete ne varesi te traditave qe ekzistojne ne vende te ndryshme ne lidhje me ushqimin dhe pijet.

Blerja e ruajtja. Çdo vend ka digestif të vetët tradicional. Blerja e digestif përcaktohet nga vendi, lloji i restorantit, kategoria e lloji i klientelës. Cilësia është primare në blerjet e pijeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi