E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A e dini pse njerëzit nuk buzëqeshnin kurrë në fotot e realizuara shumë vite më parë?

Nëse keni parë ndonjëherë një foto të vjetër, mund të keni vënë re se askush nuk duket se është duke buzëqeshur.

A keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?

Kohët ishin të vështira atëherë dhe nuk kishte shumë arsye për të buzëqeshur. Një përdorues i rrjeteve sociale shpjegon disa arsye në videon e tij.

Në fillim, njerëzit nuk i pëlqenin fotot sepse shumica kishin frikë prej tyre, siç thotë ai. Ishte një teknologji e re që njerëzit nuk e kuptonin.

Gjithashtu standardet e bukurisë ishin të ndryshme në atë kohë. Për më tepër, dhe higjiena orale nuk ishte ajo që është sot.

Shumica e njerëzve në atë kohë kishin dhëmbë të prishur. Së fundi, një arsye tjetër e thjeshtë ishte se për një foto duhej shumë kohë, disa minuta.

Kjo do të thotë se mbajtja e fytyrës në një pozicion të caktuar për aq kohë ishte jashtëzakonisht e lodhshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi