Një nga shkaqet që shumica e duhanxhinjve nuk i harrojnë ato shprehi të pashëndetshme është frika nga shëndoshja (shtimi në peshë). Në të vërtetë, afro 80 për qind e duhanxhinjve të cilët vendosin ta lënë duhanin shëndoshen mesatarisht për 7 kilogramë.
Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve.
Shkencëtarët e Spitalit universitar të Cyrihut nëntë javë kanë analizuar kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe të atyre që nuk kanë pirë duhan dhe kanë konstatuar: derisa te duhanpirësit dhe te joduhanpirësit asgjë nuk ka ndryshuar, në florën e zorrëve të personave të cilët e kanë lënë duhanin kanë ndodhur ndryshime dramatike.



