Përbërësit:
• 250 gr spinaq,
• 1 qepë,
• 1 kg patate,
• 100 gr djathë parmesan,
• 2 thelpinj hudhre.
Salca beshamel:
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Përbërësit:
• 250 gr spinaq,
• 1 qepë,
• 1 kg patate,
• 100 gr djathë parmesan,
• 2 thelpinj hudhre.
Salca beshamel:
• 40 gr miell,
• 500 ml qumësht,
• 50 gr margarinë,
• kripë,
• piper.
Përgatitja:
Qepën e grijmë në copa të vogla dhe e fërgojmë në vaj derisa të zbutet.
Spinaqin e pastrojmë dhe pastaj e grijmë imët.
Në tavën ku kemi fërguar qepën shtojmë dhe spinaqin dhe hudhrën e grirë imët.
Patatet i qërojmë dhe grihen në feta të holla.
Patatet e grira kriposen dhe piperosen.
Në tavën ku do t’i pjekim shtojmë pak vaj dhe rendisim një rend patate të grira dhe një rend spinaq të fërguar me qepë. Pastaj përsipër spinaqit hedhim pak parmezan. Kjo procedurë përsëritet prapë në patate, spinaq dhe parmezan. Kur masa të ketë mbaruar, hedhim salcën beshamel.
Salcën beshamel e bëjmë kur shkrijmë margarinën në një enë dhe në të shtojmë miellin, pasi e fërgojmë për pak, shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të trashet masa. Salca beshamel kriposet dhe piperoset dhe i hidhet tavës përsipër patateve.
Pjeken në furrë të nxehtë 180 gradë për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



Rekorde dhe veçanti