E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

TikTok ndalon llogaritë e mediave shtetërore ruse

TikTok ka njoftuar se ka larguar llogaritë e lidhura me mediat shtetërore ruse.

Bëhet e ditur se ky veprim është pjesë e përpjekjeve të aplikacionit për të parandaluar dezinformimin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor.

Llogaritë e prekura janë ato nga grupi mediatik Rossiya Segodnya, i cili zotëron shërbimet e lajmeve RIA Novosti dhe Sputnik; dhe TV-Novosti, organi mëmë i kanalit të lajmeve RT.

TikTok tha se llogaritë ishin të kufizuara më parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe se përmbajtja e tyre në mbarë botën ishte shënuar si media e kontrolluar nga shteti, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, tani kuptohet se ato janë ndaluar përgjithmonë.

Kjo pason një lëvizje të ngjashme javën e kaluar nga pronari i Instagram dhe Facebook, Meta, i cili ndaloi Rossiya Segodnya, RT dhe të tjerë për “aktivitet të ndërhyrjeve të huaja”.

Ndryshe, ndalimet vijnë pasi SHBA-ja ngriti akuza këtë muaj kundër dy punonjësve të RT-së për gjoja përpjekje për të punësuar një kompani amerikane për të prodhuar përmbajtje në internet për të ndikuar në zgjedhje.

Në korrik, Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbylli gjithashtu rreth 1,000 llogari për të cilat tha se ishin krijuar për të përhapur dezinformimin rus.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi