Linja midis përmbajtjes reale dhe përmbajtjes së gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI) në mediat sociale është e paqartë, kështu që platformat po kërkojnë mënyra për të ndarë qartë dy segmentet.
Në përpjekjen e fundit të tillë, TikTok automatikisht do të tregojë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. Kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e aplikacionit deri në fund të javës.
Sipas faqes së internetit “Tech Crunch”, TikTok do ta bëjë këtë me ndihmën e diçkaje të quajtur “Kredicialet e përmbajtjes” – është një teknologji e krijuar nga Koalicioni për Autentitetin e Përmbajtjes, dhe është formuar nga Microsoft dhe Adobe.
Por, TikTok do të jetë në gjendje të njohë nëse përmbajtja është krijuar nga dora e njeriut apo inteligjenca artificiale.



