E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tani në WhatsApp mund të regjistroni video-mesazhe të shkurtra direkt në biseda

WhatsApp njoftoi sot se përdoruesit tani mund të regjistrojnë dhe ndajnë video të shkurtra direkt në biseda. Këtë e bën të ditur vetë Mark Zuckerberg.

“Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shpjegoi Zuckerberg.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për të ngrirë dhe regjistruar video automatikisht. Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë.

Për të aktivizuar tingullin, thjesht trokitni lehtë mbi videon. “Video-mesazhet mbrohen me enkriptim nga skaji në fund për të garantuar sigurinë e tyre.

Tashmë kemi filluar zbatimin e videomesazheve dhe në javët në vijim do të jenë të disponueshme për të gjithë”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi