Shumë përdorues të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Gemini, ankohen se përgjigjet që marrin shpesh janë të gjata dhe me shpjegime të panevojshme.
Arsyeja është se këto sisteme janë krijuar për të qenë gjithëpërfshirëse, duke shtuar kontekst dhe detaje që përdoruesi mund të mos i ketë kërkuar.
Ekspertët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë është të jepen udhëzime shumë të qarta: kërkesa për përgjigje të shkurtra, pa shpjegime shtesë ose paragrafë të tepërt.




