E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Njihuni me veturën e parë palosëse në botë

Operimi në hapësira të vogla më nuk do të jetë problem, pasi këtë verë falë veturës palosëse kjo çështje do të zgjidhjet, kur do të mund të vozitet si veturë standarde dhe do të parkohet sikur një motoçikletë.

Në hapësirën e dedikuar për parkimin e një veture të zakonshme, CT-2 që është plotësisht elektrik, mund të ‘akomodojë’ katër sosh.

CT-2 zvogëlohet kur i palosen gomat dhe pjesët anësore, por është interesant se madhësinë nuk e ndryshon kabina brenda të cilës qëndron shoferi dhe pasagjeri.

Vetura mund të arrijë shpejtësinë prej 80 kilometra në orë për pesë sekonda. Kjo veturë e prodhuar nga City Transformer me seli në Izrael, pritet të dalë në treg në korrik me një çmim prej 17.400 dollarë.

Ka një rreze veprimi deri në 178 kilometra, para se të ketë nevojë që të rimbushet bateria, duke ofruar një ambient më të pastër në qytetet që janë të mbushura me vetura me djegie të brendshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi