E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë Amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin.

Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën e jashtme të këtij ylli, duke iu rezistuar temperaturave brutale dhe rrezatimit ekstrem.

Pajisja nuk do të ketë sinjal për disa ditë, sa të jetë e ekspozuar në flakët e diellit, dhe shkencëtarët do të jenë në pritje të sinjalit më 28 dhjetor, nëse sonda nuk do të digjet.

I gjithë studimi është duke u bërë ashtu që njerëzimi të kuptojë se si funksionon dielli.

Ky studim ka nisur më 2018, duke pasur në qendër sistemin diellor.

Sondat kanë qarkulluar rreth diellit, në distanca shumë të largëta për 21 herë rresht, mirëpo misioni aktual mund të shënojë rekord.

Nëse gjithçka shkon si duhet, sonda do t’i afrohet diellit në distancë prej 6.2 milionë kilometrash, më të afërtën ndonjëherë.

Sondës do t’i duhet të durojë temperatura mbi 1.400 gradë Celsius dhe rrezatim të jashtëzakonshëm.

Shkencëtarët besojnë që përmes këtij studimi të zbulojnë më shumë për diellin dhe sistemin e tij.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi