E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Musk reagon ashpër ndaj kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X: “Vafshi në djall!”

Elon Musk u është përgjigjur në mënyrë të ashpër dhe ironike kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X, gjatë samitit DealBook të ”The New York Times”.

Komentet e Musk erdhën pasi u mor në pyetje në lidhje me postimet e fundit në platformë që u cilësuan nga njerëzit si antisemitike dhe kjo bëri që të bëhej një largim masiv i reklamuesve nga platforma.

“Nëse dikush do të më shantazhojë me para, ‘le të shkojë në djall’. Vafshi në djall! A ishte e qartë”, tha Musk gjatë intervistës, derisa përgjigjja ishte po aq e ashpër dhe ironike.

Musk ishte akuzuar javë më parë për disa pikëpamje antisemitike, kur ra dakord me pretendimin se komuniteti hebraik promovon “urrejtjen kundër të bardhëve”.

Përkundër kësaj, ai së fundmi kishte zhvilluar një vizitë në Izrael dhe u takua me krerët e lartë të shtetit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi