E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Holanda investon 70 milionë Euro në ndërtimin e fabrikës së Inteligjencës Artificiale

Qeveria e Holandës ka shpallur një projekt të madh teknologjik me një investim prej 70 milionë eurosh, i cili synon ndërtimin e një qendre kombëtare për Inteligjencën Artificiale (AI) në qytetin verior të Groningenit.

E quajtur ndryshe “fabrika e AI-së”, objekti pritet të shërbejë si një platformë hulumtuese për zhvillimin dhe aplikimin e teknologjisë së avancuar në fusha si bujqësia, energjia, shëndetësia dhe siguria.

Ky projekt është pjesë e strategjisë së re të Holandës për të rritur pavarësinë teknologjike të Evropës dhe për të ulur varësinë nga fuqitë e mëdha si SHBA dhe Kina në sektorin e AI-së, shkruan Reuters.

Përveç fondeve shtetërore, qeveria holandeze synon të sigurojë një financim të barabartë prej 70 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, ndërsa rajoni i Groningenit ka premtuar një kontribut shtesë prej 60 milionë eurosh.

Sipas Ministrit të Ekonomisë, Vincent Karremans, ky investim nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri për të garantuar të ardhmen digjitale dhe konkurrencën e kontinentit.

“Nëse nuk ndërtojmë kapacitetet tona, nuk mund të konkurrojmë në një botë të udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale”, tha ai gjatë një deklarate për media.

Punimet për ndërtimin e qendrës pritet të fillojnë në vitin 2026, ndërsa funksionimi i saj i plotë parashikohet të nisë në fillim të vitit 2027.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi