E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A e dini se si mund ta marrin hakerët kontrollin e një makine Tesla?

Ndërsa veturat avancojnë teknologjikisht, ato ua lehtësojnë hakerëve qasjen në informacionet personale të pronarit.

Një video e publikuar së fundmi nga kanali kanadezo-gjerman, YouTube Musk, tregon se si hakerët mund të kenë qasje në çdo model Tesla pa dijeninë e pronarit.

Së pari, duke përdorur një pajisje që mund të krijojë rrjet Wi-Fi, hakeri krijon atë që duket të jetë një rrjet publik për pronarët e Tesla-s, shkruajnë mediat e huaja.

Kur pronarët lidhin telefonin e tyre me rrjet, atyre u kërkohet të japin emailin dhe fjalëkalimin për të hyrë në llogarinë e tyre Tesla.

Pajisja e përdorur nga hakerët e kopjon këtë informacion dhe kodin e mëpasshëm të verifikimit, të cilin ata e përdorin për t’u identifikuar në llogarinë e pronarit të veturës.

Pasi këto detaje të ruhen në aplikacionin e telefonit të hakerëve, ata do të kenë qasje të plotë për ta ndezur veturën dhe për t’u larguar me të.

Por, ka të ngjarë që softueri i gjurmimit të vendndodhjes së Tesla-s të mbetet funksional, duke e bërë kështu më të lehtë gjurmimin e saj.

Ndryshe, Tesla e Elon Musk më parë ka mbajtur një ngjarje ‘Hackathon’ ku ka ftuar ekspertët e sigurisë kibernetike të hakojnë automjetet e saj, ndërsa përpiqet t’i mbrojë ato nga sulmet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi