E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

3 profesionet e vetme që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale sipas Bill Gates

Bill Gates ka parashikuar se vetëm tre lloje pune do t’i mbijetojnë revolucionit të inteligjencës artificiale (AI). Sipas tij, shumë profesione do të bëhen të vjetruara me përhapjen e AI, por disa role do të vazhdojnë të kenë nevojë për ndërhyrje njerëzore.

Sipas Gates, profesioni i parë që do të mbijetojë është ai i ekspertëve të energjisë, pasi ky sektor kërkon strategji komplekse që AI nuk mund t’i përballojë plotësisht.

Po ashtu, biologët do të jenë të pazëvendësueshëm, sepse pavarësisht avancimeve teknologjike, zbulimet shkencore kërkojnë kreativitet – diçka që AI ende nuk e zotëron.

Profesioni i tretë është ai i programuesve. Gates pranon se AI mund të krijojë kod, por shpeshherë me gabime, prandaj do të nevojiten njerëz për ta korrigjuar dhe monitoruar atë.

Megjithëse pranon se mund të jetë i gabuar, Gates thekson se një gjë është e sigurt: AI do të transformojë jetën siç e njohim ne sot. Dhe nëse jo, mund të bëjmë sikur s’u trembëm kurrë!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Enciklopedi