E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Verifikim faktesh: Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë?

Edhe pse ne e dimë se pirja e tepërt është e dëmshme për shëndetin tonë, shkenca që mbështet pirjen e moderuar të pijeve alkoolike ende ka nevojë për fakte.

Fusha e kërkimit shkencor për alkoolin duket paksa e çorientuar për momentin, të paktën sa u përket njoftimeve në publik.

Një studim i publikuar në revistën shkencore „Nature” në mars duket se ofron disa nga provat më bindëse, se edhe pirja mesatare e alkoolit mund të dëmtojë trurin.

Pas ekzaminimit të skanimeve të trurit nga më shumë se 36,000 njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se 50-vjeçarët që pinin mesatarisht një gotë verë 175 mililitra (6 oz) ose gjysmë litër kanoçe birre në ditë gjatë vitit të kaluar kishte tru që dukej 1.5 vjet më i vjetër se ai i personave të tjerë që pinin gjysmën e kësaj sasie ose nuk pinin fare.

Plakja e trurit u rrit me konsumimin e alkoolit, shkruajnë studiuesit. Studimi është një nga më të mëdhenjtë që trajton ndikimin shëndetësor të pijes së moderuar në tru deri më sot. Studiuesit përkufizuan “pirjen e moderuar” si deri në 14 pije në javë dhe “të lehta” si më shumë se një pije në javë, por më pak se shtatë. Por shumë pyetje mbeten të hapura.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet