E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ushqimet më të mira për të patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate

Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë

Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate.

Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.

1. Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

2. Ekstrakti i domates, likopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Likopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.

3. Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K e cila ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.

4. Farat e kungullit, ndonëse të vogla janë miniera të vërtetë mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të menduarit.

5. Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

6. Kurkuma: Shkencëtarët vazhdojnë të habiten nga fuqia e kurkumës në trurin tonë. Kurkuma ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ekuilibrin e sistemit nervor qendror. Konsumi i saj ndihmon në parandalimin e Alzheimer-it.

7. Brokoli: Brokoli është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet