Sipas studimeve të bëra, njerëit që punojnë në këmbë për orë të tëra janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se sa ata që punojnë ulur.
Në një studim të bërë me 7.300 persona të punësuar, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se atyre të cilëve ju është dashur të punojnë në këmbë, kanë qenë më të prekur nga sëmundjet e zemrës në krahasim me personat të cilët kanë punuar ulur.
Gjithsesi ky studim është i kufizuar, sepse është bërë me një numër të vogël të njerëzve, kështu që ende nuk ka evidenca të sakta se cila pozitë edhe më e dëmshme për shëndetin.



