E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sulmi ndaj Ukrainës, OBSH: Rrezikohet një katastrofë humanitare në Evropë

Pushtimi i Rusisë rrezikon një katastrofë humanitare në Evropë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një deklaratë, zyra rajonale e OBSH-së për Evropën u kërkoi gjithashtu luftëtarëve të sigurojnë që punonjësit shëndetësorë dhe spitalet të mos ishin në shënjestër, megjithëse lutja e saj erdhi pas raportimeve se një predhë ruse kishte goditur tashmë një spital në Vuhledar në Donetsk në Ukrainën lindore.

Në kohën kur lufta ka shpërthyer në Ukrainë, zyra rajonale e OBSH-së për Evropën përsërit shqetësimin e saj më të thellë për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë civilëve të prekur nga kriza në vend dhe ndoshta më gjerë.

OBSH shtoi se, përmes zyrës së saj në Ukrainë, seksioni evropian i OBSH-së “vazhdon të japë mbështetjen e nevojshme për çështjet urgjente shëndetësore, veçanërisht përballë një shpërthimi të vazhdueshëm të poliomielitit dhe Covid-19”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet