Një studim i ri ka treguar se gratë që reduktojnë sa më shumë konsumimin e alkoolit, do të sigurojnë një shëndet të mirë mendor. Pavarësisht nga rekomandimet e shumta që konsumimi në sasi të pakta është pjesë e një diete të shëndetshme, gjetjet e reja tregojnë se njerëzit që nuk konsumojnë aspak alkool janë ata që vërtetë janë të shëndetshëm mendërisht.
Studimi, i publikuar në revistën “Journal of Medical Association Canadian”, krahasoi shëndetin mendor të grave në varësi të alkoolit që konsumonin. Ato që kurrë nuk kishin pirë alkool, kishin nivelin më të lartë të mirëqenies mendore në fillim të analizës pesëvjeçare.
Bashkautori i studimit Michael Ni, një shkencëtar në universitetin e Hong Kong, tha se provat tregojnë që studimet e mëparshme që kanë treguar se sasia e pakët e alkoolit është pjesë e një diete të shëndetshme, nuk janë të sakta. Doktor Ni dhe kolegët e tij thanë se nëse individët nuk konsumojnë alkool, mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të jetës si dhe mirëqenien mendore, veçanërisht tek gratë. Ekipi i tij shqyrtoi ecurinë e 10,386 pjesëmarrëseve në Hon Kong dhe rreth 31,079 grave në SHBA.



