Studimi i ri tregon, se gratë e punësuara janë më pak të rrezikuara nga humbja e kujtesës kur të plaken në krahasim me gratë amvisa, të cilat nuk bëjnë një punë me pagesë.
Kjo sepse puna që paguhet ofron stimulim të funksionimit më të mirë të trurit, përfitime financiare dhe marrëdhënie shoqërore, të cilat e zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës me moshë. Duke marrë parasysh faktin, se numri i personave të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe me disa sëmundje të tjera të lidhura më trurin është duke u rritur, zbulimi i masave preventive dhe trajtuese për këto sëmundje është shumë i nevojshëm.
“Është shumë e rëndësishme, që të studiohet ndikimi i aktivitetit të femrave në raport me rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve të tjera neurologjike”, tha Rebecca Edelmayer, pjesëmarrëse e këtij studimi.



