E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Speci djegës dhe kanceri i mushkërive

Specat djegës gjenden shpesh në tavolinat e bukës së familjeve shqiptare.
Por, shkencëtarët tani thanë se specat djegës përveç shtimit të apetitit që ofrojnë, mund të jenë në gjendje të eliminojnë kancerin, transmeton lajmi.net.

Testimet kanë sugjeruar se kapsaicini, përbërësi që iu jep specave djegësinë, mund të ndalojë sëmundjen nga shpërndarja.

Studiuesit në Universitetin e Marshallit në Virxhinian Perëndimore, shqyrtuan efektet e kapsaicin në tri lloje të qelizave të kancerit në laborator.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se komponimi ndaloi hapin e parë të përhapjes së kancerit, i njohur si metastazim.

Dhe testet mbi minjtë që ndeshnin kancerin e metastazuar zbuluan se ata që konsumonin kapsaicin kishin zona më të reduktuara të qelizave agresive të kancerit në mushkëri.

Studime të mëtejshme treguan se kapsaicina shtypi metastazimin e kancerit të mushkërive, duke bllokuar një proteinë që luan një rol në rritjen e qelizës, të quajtur Src.

“Kanceri i mushkërive dhe lloje të tjera të kancerit zakonisht metastazohen në vende si truri, mëlçia ose kocka, duke i bërë ato të vështira për t’u trajtuar”, deklaroi Jamie Friedman, një kandidat në PhD që udhëhoqi studimin.

“Studimi ynë sugjeron se përbërja natyrale e kapsaicinit në speca djegës mund të përfaqësojë një terapi të re për të luftuar metastazën në pacientët me kancer të mushkërive”, deklaroi tutje Friedman.

Gjetjet u paraqitën në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Patologjinë Hetimore në Orlando të Floridës./Zeri/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet