E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Simptomat nga të nxehtit që nuk duhet t’i injoroni pasi cënojnë shëndetin tuaj

Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ekstrem, përfshirë sfilitjen dhe goditjen nga i nxehti.

Ja çfarë duhet të dini për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet ndërmarrë për të qenë të sigurt këtë verë.

Temperatura e lartë e trupit

Nëse temperatura e trupit arrin deri në 39 gradë celsius, mund të jeni duke u rrezikuar nga goditja nga i nxehti.

Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Dhimbjet e muskujve

Njohur ndryshe si krampet e të nxehtit, kjo është një nga simptomat e para të problemeve gjatë stërvitjes të lidhura me të nxehtin. Kështu, ju keni të ngjarë të përjetoni ngërçe të dhimbshme, sidomos në këmbë, krahë ose pjesën e barkut.

Mungesë djerse ose djersitje e tepërt

Përballja me të nxehtin çon trupin në dy ekstreme sekrecioni: djersitje e tepërt apo mungesë e kësaj të fundit. Kjo ndodh për shkak se trupi humb kontrollin mbi temperaturën e brendshme.

Marramendje ose vështirësi në të ecur

‘Goditja’ nga i nxehti shkakton ç’rregullim të sistemit nervor qendror, që rezulton më pas tek marramendja ose pamundësia për të ecur.

Dhimbje therëse koke

Kjo lloj dhimbjeje në pjesët ndër më të rëndësishme trupore është një tjetër simptomë e zakonshme e goditjes së tru. Kjo simptomë shfaqet kryesisht si pasojë e dehidratimit.

Rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje

Zemra vendoset nën një presion të madh si pasojë e temperaturave të larta. Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt, për t’u siguruar që sistemet e ftohjes së trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo rezulton edhe në probleme me frymëmarrjen.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet