E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Si ta mbroni shëndetin mendor në kohën e koronavirusit?

Koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe lajmet e vazhdueshme për të mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, sidomos te personat që tashmë janë duke u përballur me ankth apo probleme të tjera.

Shqetësimi për përhapjen e virusit Covid-19 është normal, por shumë njerëzve mund t’ua rëndojë gjendjen e shëndetit mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit duhet t’i bëjnë tre hapa kryesorë për t’u përballur me stresin në kohën e pandemisë.

Në mesin e këtyre hapave përfshihen shmangia e shikimit, dhe leximit të lajmeve që mund të ju bëjnë të ndiheni në ankth apo të stresuar, kërkimi i informatave rreth hapave praktikë për përgatitjen e planeve për mbrojtjen e vetes dhe të afërmve dhe kërkimi i të dhënave të reja në kohë të caktuar.

Për më tepër, kufizojeni kohën e leximit dhe shikimit të materialeve që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, shkruan “BBC”.

Në internet qarkullojnë shumë informata të pasakta, prandaj informohuni vetëm përmes burimeve të besueshme, përfshirë organet zyrtare.

Pavarësisht masave për izolim, qëndroni të lidhur me njerëzit e afërm në mënyra të tjera, përfshirë bisedat me telefon apo përmes internetit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet