Shkencëtarët janë shumë afër një zbulimi të madh mjekësor. Sipas tyre shumë shpejtë do të arrihet që me anë të një analizë të thjeshtë të gjakut të detektohen shenjat e para të sëmundjes se Alzheimerit dhe disa formave të tjera të demencës, shkruan Dailymail.
Metodat e deritanishme për zbulimin e sëmundjes së Alzheimerit siç janë skanimet e trurit dhe testet që bëhen në shtyllën kurrizore janë shumë të shtrenjta dhe jo praktike, prandaj është parë nevoja për të zbuluar disa metoda më të thjeshta.
Dr. Richard Hodes, autor i këtij zbulimi e ka quajtur këtë arritje të madhe dhe shumë premtuese në fushën e diagnostikimit të shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve neurologjike, të cilat janë shumë të përhapura. Përafërsisht 50 milion njerëz në botë, vuajnë vetëm nga sëmundja e Alzheimerit.



