E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shqipëri, 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet, nuk kursen as fëmijët

Në mbarë botën diabeti po kthehet në një epidemi me 7 milionë të diagnostikuar çdo vit. Shqipëria nuk mund të mbetet pas.

Janë 80 mijë persona që jetojnë më këtë sëmundje dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 mijë raste të reja.

Diabeti nuk kursen as të vegjlit. Mjeku Endokrinolog Florian Toti thotë se janë rreth 600 fëmijë të prekur.

Ka disa simptoma përmes të cilave diabeti mund të dallohet.

Florian Toti: “Nëse prindërit vënë re tek fëmijët urinim të shpeshtë gjatë natës, etje, apo nuk po shton në peshë të bëjnë një matje glicemie dhe e kuptojnë nëse ka diabet”

Por më i përhapur është tipi 2 që prek të rriturit. Mjekët thonë se mund të parandalohet nëse tregohet kujdes.

Një nga shqetësimet që ngrenë mjekët është mungesa e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë për pacientët mbi 25 vjeç.

Vitin e kaluar si pasojë e sëmundjeve endokrine, ku përfshihet edhe diabeti, humbën jetën 251 persona.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet