E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shpiket pajisja që brenda pak minutash zbulon praninë e baktereve në organizëm

Epoka e mjekëve që përshkruajnë antibiotikë të fuqishëm në pritje të rezultateve nga laboratori së shpejti do të marrë fund, kjo vetëm në sajë të një pajisje të re që mundëson marrjen e rezultateve brenda pak minutash.

Kjo pajisje u shpik nga një ekip i ‘’Pennsylvania State University’’. Mjeti u përshkrua të hënën në revistën shkencore ‘’Proceedings of the National Academy of Sciences’’ (Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave).

Në bashkëpunim me Pak Kin Wong, pedagog i inxhinierisë biomjekësore dhe mekanike, ky mjet përdor një mikro-teknologji për të kapur qelizat bakteriale, të cilat mund të vëzhgohen më pas në sajë të një mikroskopi elektronik.

Kjo teknikë bën të mundur përcaktimin në vetëm 30 minuta nëse një bakter është i pranishëm në mostrën e studiuar, si dhe ndjeshmërinë e tij ndaj trajtimeve mjekësore. Nëse është rezistent ndaj disa medikamenteve, atëherë antibiotikët nuk do të kenë aspak ndikim.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet