E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shkodra: Demografia – Zhvillimi i Popullsisë

Popullsia e qytetit të Shkodres perfshin rreth 45% të të gjithe rajonit. Si rezultat i ndryshimeve qe kane ndodhur në vend gjate dy dekadave të fundit, popullsia e qytetit është rritur me nje të treten pavaresisht nga emigracioni brenda apo jashte vendit. Sidoqofte krahasuar me qytet e tjera shqiptare rritja e popullsise ka qene e moderuar 2.02 % për periudhen nga 1991 në 2013.
Duhet të evidentohet fakti që rritjet në 1997 dhe 2005 jane të ndikuara edhe nga riorganizimi administrativ, ku disa komuna fqinje jane bere pjese e bashkise. Ne tre vjetet e fundit rritja e popullsise ka qene pothuajse e palevizshme me nje perqindje prej vetem 0.36%.

demografia_1

Duke u bazuar në të dhënat në vite, janë prëgatitur edhe projeksionet e rritjes së popullsisë dhe të numrit të familjeve deri në vitin 2020. Në mënyrë që të mbahen parasysh sa më shumë skenar, janë përcaktuar tre kategori: skenari me rritje të ulët, të mesëm dhe të lartë përkatësisht sipas përqindjeve:
Rritja e popullsisë: e ulët – 0,3%; e mesme – 0,4%; e lartë – 0,5%;
Nga këto tre skenarë rezulton që popullsia totale e qytetit të Shkodrës në vitin 2020 të jetë përafërsisht:

  • rritje e ulët (0.3%)  117.000 banorë;

  • rritje e mesme (0.4%)   118.500 banorë;

  • rritje e lartë (0.5%)  120.000 banorë.

Per hartimin e Planit të Pergjithshem Vendor, skenari i larte eshte  konsideurar si më probabël,   pasi zhvillimet e fundit tregojnë që gjithnjë e më shumë Shkodra është bërë qytet atraktiv dhe terheqës për qytetarët e vet dhe ato të rinj.

demografia_2

Si konklusion të përgjithshëm nga të dhënat e mësipërme, rezulton që lëvizjet e mëdha të migruese brenda vendit dhe ato jashtë, nuk ndikojnë më në zhvillimin e popullsisë të qytetit dhe rritja e saj do varet vetëm nga lindjet natyrale .

demografia_3

Duke mbajtur si skenarin më probabël, rritjen e popullsisë me 0.5%, janë përllgaritur edhe 3 skenarë të tjerë me norma të ndryshme banorë/familje që jetojnë në një banesë të veçantë:

  • Normë e lartë:   3.2 banorë/familje (norma ekzistuese)

  • Normë e mesme:  3.0 banorë/familje

  • Normë e ulët:   2.8 banorë/familje (targeti që duhet të ketë IPV)

Numri i familjeve sipas skenarit të ulët (që do jetë dhe target i IPV) do të arrijë përafërsisht në 43.000 familje. Pra nga rritja e natyrale e popullsisë dhe rritja e mirëqenies sipas parametrave të caktuar më sipër rezulton që nevoja e qytetit, për njësi banimi të reja, është përafërsisht 8000 banesa të reja deri në vitin 2020.

demografia_4

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet