Uji është një element i rëndësishëm jetësor. Në mënyrë që trupi të funksionoj si duhet është e nevojshme që të merret sasia e duhur e ujit. Në rastet që organizmi nuk merr sasinë e duhur të ujit shfaqen disa shenja që tregojnë mungesën e tij:
Goja qëndron e thatë
Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.
Lëkura është e thatë
Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.



