E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sfida # 10YearsChallenge, si ka ndryshuar rezistenca antibiotike?

Sfida e fotove për ndryshimin e njerëzve në harkun e 10 viteve që nisi në rrjetet sociale, duket se nuk është aq e mirë për antibiotikët.

Disa doktorë janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë fuqinë e trendit # 10YearChallenge në mediat sociale për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës botërore të shëndetit publik në rritje të rezistencës antibiotike.

Ata ripublikuan fotot të asaj që duken si “enët laboratorike”  të mbushur plot me baktere dhe antibiotikë në to- një nga 2009 dhe një nga 2019.

“Ky është gjeni dhe tepër i dëshpëruar në të njëjtën kohë”, shkroi dr. Kate Flavin, një mjek infeksionist në Britani të Madhe. Krahasuar me foton e parë atë të para 10 viteve, në foton e dytë, dendësia e baktereve është krejtësisht e pandryshuar-siç do të ishte një infeksion në trupin tuaj, që do të thotë se mikrobet kanë fituar rezistencë dhe antibiotikët nuk funksionojnë më.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet