E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sa shpesh duhet të hani nëse dëshironi të humbisni peshë?

Studimet kanë treguar se ndarja e ushqyerjes në tre vakte nuk është një term shumë i vjetëruar nëse misioni juaj është që të humbisni në peshë.

Sipas tyre, pretendimet se riorganizimi i vakteve nga 3 në 6 më të vogla gjatë ditës shkakton obezitet, ndonëse ndarja e vakteve është e gjitha në varësi të organizmit të individit.

Plani i ushqyerjes për rënien nga pesha duhet të jetë realist

Rënia nga pesha është e arritshme kur njeriu bën një plan ushqimor që është realist dhe që realizohet në bazë të stilit të jetesës dhe nevojave të trupit.

Nëse ju punoni 12 orë në ditë, ngrënia çdo dy orë nuk është aspak realiste.

Rënia nga pesha është në varësi të shpenzimit ditor të energjive.

Nëse ju merrni më pak kalori, trupi do të përdorë depozitat dhjamore dhe rrjedhimisht ju do të humbisni në peshë.

Planifikimi i vakteve ushqimore me synim rënien nga pesha duhet bërë duke u bazuar në sasinë e saktë të djegies ditore të kalorive.

Zbulimi i arsyeve përse keni Shtuar në peshë është i rëndësishëm

Përpara ndërmarrjes së çdo iniciative për rënien nga pesha, ekspertët nënvizojnë analizimin e faktorëve që nxitën mbipeshën në trupin tuaj.

Stresi, stili i jetesës, mungesa e aktivitetit fizik janë disa syresh.

Për fat të keq, shumë prej njerëzve që duan të humbasin kilogramët e tepërt, fokusohen tek ajo që duhet të hanë dhe jo tek mënyra sesi ushqehen.

Këtu përfshihet edhe ushqyerja e pavëmendshme me telefon në dorë ose me sytë tek televizori.

Kjo mënyrë nxit shëndoshjen dhe duhet mbajtur nën kontroll.

Dallimi mes etjes dhe urisë

Një nga aspektet e shtimit në peshë është fakti se njerëzit ngatërrojnë etjen me urinë, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Një ngatërresë e tillë çon në shëndoshjen e njeriut por edhe në dehidratim të rrezikshëm.

Ekspertët thonë se pirja e një gote me ujë në fillim të çdo vakti ndihmon në ushqyerjen e vëmendshme dhe në rënien nga pesha.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet